Grabitet dyqani i njohur në Prishtinë, policia i shkon hajnit ne shtëpi

Kronikë e zezë

Grabitet dyqani i njohur në Prishtinë, policia i shkon hajnit ne shtëpi

Më: 4 prill 2022 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Gjatë orës 2 të mëngjesit të së hënës, një grabitje ka ndodhur në marketin “N’Mollë” në qytetin e Prishtinës.

Personi i dyshuar u ka hedhur sprej syve dy personave tjerë që po kujdeseshin për sigurinë e objektit.

Shuma që ai ka vjedhur është rreth 800 Euro. Media mëson se njësitet policore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe adresën e banimit të tij.

Gjatë kërkimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur rrobat me të cilat dyshohet se është kryer grabitja, mirëpo jo edhe i personi në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat