​Ndalohen dy persona të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Ndalohen dy persona të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish-drejtor i degës se BKT-së në Pejton - Prishtinë dhe Sh.B., punëtor i autotaxit “Bini” në Gjilan.

Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish-drejtori i BKT-së me inicialet I.A., i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet Sh.B., nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja e shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat