​Aksioni kundër kontrabandës, ndalohet një kamion në Viti

Kronikë e zezë

​Aksioni kundër kontrabandës, ndalohet një kamion në Viti

Më: 8 prill 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një kamion me mall të kontrabanduar është kapur në Viti e që dyshohet të ketë ardh nga Maqedonia e Veriut.

Policia ka njoftuar se kamioni me traga vendore ka hyrë në Kosovë nëpërmjet rrugë ilegale.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese “kamagra” .

Njësia Task-Forcë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje, në kuadër të Planit Operativ "Goditja 2022", në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren. Si rezultat i kësaj, sot me datë 08.04.2022, rreth orës 11:30, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, është arritur të identifikohen një kamion ngjyrë e kaltër, me targa vendore drejtuar nga i dyshuari me iniciale M.M. shtetas kosovar.

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale. Pas tentativës së tyre për t'ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave të ndryshme komerciale si pjesë makinash, gjera ushqimore (lajthi), barna stimuluese ‘kamagra’ etj.

Vlera e totale e mallit mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës Me rast është duke u marr Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe Doganën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat