Gjendet i varur në pemë 49-vjeçari, u raportua i zhdukur para dy javësh

Kronikë e zezë

Gjendet i varur në pemë 49-vjeçari, u raportua i zhdukur para dy javësh

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:17
Ilustrim

Një qytetar në Leposaviq ka gjetur një trup të pajetë të varur në një pemë në një pyll, afër fshatit Jevticë, sot në orët e mëngjesit.

Në orët e mëngjesit, në Stacionin Policor në Leposaviq është denoncuar rasti nga një person, i cili ka thënë se një trup i pajetë është gjetur i varur në një pemë.

Me të marrë informacionin, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor.

Personi që u gjet i vdekur është një 49-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga 28 marsi.

Për ta verifikuar shkakun e vdekjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat