Persona të panjohur e kidnapojnë dhe rrahin burrin nga Drenasi

Kronikë e zezë

Persona të panjohur e kidnapojnë dhe rrahin burrin nga Drenasi

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Një person me inicialet B.K nga fshati Çikatovë e Vjetër të Drenasit, të shtunën, u morë nga katër persona të panjohur.

Këtë e futën me forcë në një veturë pa targa. Babai i tij, N.K, tha se fillimisht të birin ja kishin rrahur, e më pas ia kishin djegur me shkrepës flokët, mjekrën dhe mustaqet.

Drenicaku pesë ditë më parë mori edhe një kërcënim në telefon pasi që nuk është divorcuar ende nga bashkëshortja.

Ndërsa, mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në ketë qytet, Guxim Haxhiu, konfirmoi lëndimet e viktimës dhe që i njëjti u dërgua për në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat