Fushë Kosovë, sulmohet me thikë një person

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë, sulmohet me thikë një person

Më: 13 prill 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, raporton Policia e Kosovës.

Viktima deklaron se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, me ç ‘rast ka pësuar lëndime.

I dyshuari është kërkuar nga policia mirëpo deri më tani nuk është hasur, sipas raportit 24 orësh të policisë.

Lidhur ma rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, shkruan arbresh.info.

“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, 12.04.2022 – 16:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Viktima deklaron se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, me ç ‘rast ka pësuar lëndime. I dyshuari është kërkuar nga policia mirëpo deri më tani nuk është hasur. Lidhur ma rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat