Policia arreston dy të rinj për vjedhje pylli

Kronikë e zezë

Policia arreston dy të rinj për vjedhje pylli

Më: 15 prill 2022 Në ora: 09:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ “Mbrojtja e pyjeve 2022”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve.

Patrulla e policisë, mbrëmë rreth orës 22:50 gjatë patrullimit në fshatin Vatë të Kaçanikut ka hasur në një kamion transportues pa targa. Edhe pas paralajmërimit të patrullës së policisë që shoferi të ndaloj , i njëjti nuk iu është bindur urdhrave të policisë dha ka vazhduar rrugën. Pas disa përpjekjeve, patrulla e policisë ka arrit që të ndaloj kamionin në fshatin Rakaj të Kaçanikut. Pas kontrollimit të personave dhe kamionit policia ka gjetur 16 pjesë (trupa) drunjësh industrial të ngarkuar në kamion .

Pasi janë intervistuar të gjithë personat nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, dy personat me inicialet XH.L (M/K) i moshës 36 vjeçar dhe Q.L (M/K) i moshës 26 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa dy të tjerët janë liruar. Ndaj tyre është iniciuar rasti penal ‘’Vjedhje e pyjeve’’.

Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat