11 persona të arrestuar për posedim të narkotikëve në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

11 persona të arrestuar për posedim të narkotikëve në 24 orët e fundit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 07:14
Ilustrim

Policia e Kosovës se ka arrestuar 11 persona në 24 orët e fundit për posedim të narkotikëve.

Këtë njoftim Policia e Kosovës e ka bërë përmes raportit të saj 24 orësh, ku ka shtuar se personave në fjalë pas kontrollit u është gjetur dhe u është konfiskuar sasia me narkotikë.

Më tej, tregohet se këto raste kanë ndodhur në qytetet si: Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj.

Tutje, në raport tregohet se katër nga të dyshuarit më urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, njoftohet se sasitë e narkotikëve kanë qenë të llojit marihuanë, por në një rast edhe sasi e kokainës.

Raporti i plotë:

Rr.Xhabir Toqani, Prishtine 14.04.2022-13:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 6.5 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ferizaj 14.04.2022-22:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollës iu është gjet dhe konfiskuar një sasi e Marihuanës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ferizaj 14.04.2022. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollës iu është gjet dhe konfiskuar një sasi e vogël e Marihuanës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ferizaj 14.04.2022-22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollës iu është gjet dhe konfiskuar një sasi e vogël e Marihuanës në formë cigareje . Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Rr.Saraqet,Prizren 13.04.2022-23:15Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 2.86 gram marihuanë, dhe 1.09 gram kokaine. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Rr.Rexho Bajraktari, Prizren 14.04.2022-20:15. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrolle të njëjtit kanë hedhur nga vetura marihuanë me peshë 1.61 gram marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 2

Rr.Aleksander Mojsiu, Pejë 14.04.2022-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollës iu është gjet dhe konfiskuar 523.7 gram Marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Rr.Tefik Qanga, Gjakovë 14.04.2022-20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollës iu është gjet dhe konfiskuar 1.31 gram Marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat