Organizonte lojëra të fatit në Suharekë, shoqërohet në polici i dyshuari

Kronikë e zezë

Organizonte lojëra të fatit në Suharekë, shoqërohet në polici i dyshuari

Më: 17 prill 2022 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një person është shoqëruar për në stacionin policor pasi që dyshohet se në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50 në Suharekë, ndërsa rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Gjatë kontrollit në lokalin e tij janë sekuestruar si prova materiale: një telefon Iphone 6 dhe një DV-ar që dyshohet se janë shfrytëzuar për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozi”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat