Prishtinasi i armatosur ia grabiti 90 euro një taksistit

Kronikë e zezë

Prishtinasi i armatosur ia grabiti 90 euro një taksistit

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Shoferi i një taksi ka njoftuar policinë se një person pasi ka hyrë në veturën e tij  kishte kërkuar që një bankënotë (euro) t’ia shndërrojë në para të imëta dhe më pas nën ballafaqim dhe kërcënim të armës ia ka grabitur një sasi prej 90 eurove viktimës

Policia njofton përmes raportit se i dyshuari kishte dalë nga vetura.

Duke u larguar në drejtim të panjohur, përderisa njësitet policore ne vendngjarje (automjet) kanë gjetur një fishek të armës që dyshohet se i përket të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat