Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 08:55
Ilustrim

Janë shënuar pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës janë shënuar në qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Prizrenit dhe Gjakovës

Në Prishtinë raportohet se është kanosur dhe sulmuar nga djali i tij një person. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

Në Obiliq është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Në qytetin e Prizrenit janë raportuar dy raste të dhunës.

Në rastin e parë një femer shtetase gjermane ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikish nga bashëshorti i saj.Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në rastin e dytë është arrestuar një person pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull. Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, palët nuk janë intervistuar pasi që ishin në gjendje të dehur dhe të njëjtit ndalohen në ndalim policor deri në këndellje.   

Në Gjakovë është arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat