Konflikti me therje mes dhëndrit dhe vjehrrit në Gjakovë, dalin detaje të reja

Kronikë e zezë

Konflikti me therje mes dhëndrit dhe vjehrrit në Gjakovë, dalin detaje të reja

Më: 24 prill 2022 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Janë mësuar detaje të reja për konfliktin mes dhëndrit dhe vjehrrit që përfundoi me therje me thikë mes tyre në Gjakovë.

Siç mëson media nga burime brenda policisë, miku ka shkuar në shtëpinë e dhëndrit ku e ka sulmuar vajzën e tij, teksa dhëndri e ka mbrojtur gruan e tij. Më pas situata ka kaluar në përleshje fizike mes tyre ku është përdorur edhe thika.

Sipas policisë lëndime trupore ka pësuar edhe vajza.

Nacionaliteti i të dyshuarve është egjiptian, teksa të dy ndodhen në paraburgim.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE /Gjakovë 22.04.2022–20:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (dhëndër dhe vjehërr), pasi që janë rrahur dhe therur me thikë në mes vete. Si pasoj e rrahjes, lëndime ka pësuar edhe viktima femër kosovare (e mitur), ku sipas saj është sulmuar nga babai i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat