Punëtorit në Gjakovë i bie gypi i llamarinës në kokë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Kronikë e zezë

Punëtorit në Gjakovë i bie gypi i llamarinës në kokë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Më: 28 prill 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Kështu kanë bërë të ditur burimet brenda Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është dërguar viktima për trajtim mjekësor.

45-vjeçari është lënduar gjatë punimeve në një hekurishte, ku i ka rënë një gyp llamarine në kokë që i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, viktima është transferuar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm pas plagëve të marra.

Sinjali po ashtu mëson se në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kanë dalë të gjitha njësitet, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat