Një i vdekur e dy të plagosur në Klinë, flasin nga prokuroria

Kronikë e zezë

Një i vdekur e dy të plagosur në Klinë, flasin nga prokuroria

Më: 28 prill 2022 Në ora: 22:26 Përditësuar në ora: 00:14 më 29.04.2022
Policia e Kosoves

Dinamika e ngjarjes tragjike në Klinë, ku mbeti i vrarë një 23 vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë

Në orët e mbrëmjes së sotme një ngjarje tragjike ka tronditur Klinën, ku si pasoje e një konflikti me armë zjarri mbeti i vrarë një 23 vjeçar, kurse dy vëllezërit e tij mbetën të plagosur.

Vrasja e 23 vjeçarit nga fshati Gulluboc, ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, kështu ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

Për vrasjen Prokuroria Themelore e Pejës, ka dalë me detaje duke treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë nga kjo prokurori.

“Një person ka humbur jetën si pasoje e te shtënave me armë zjarri dhe janë plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal dy prokurorë të shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës dhe Policia e Kosovës”, ka deklaruar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokrurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë policia ka vënë nën pranga 5 të dyshuar për këtë ngjarje tragjike që la të vdekur 23 vjeçarin dhe të plagosur dy vëllezërit e tij.

Gazeta nga burimet e veta mëson se viktima është Fazli Hoxha nga fshati Gulluboc, kurse dy të plagosurit janë vëllezërit e tij.

Sipas burimeve bëhet e ditur se kjo familje ka bërë jetë luksoze falë vëllezërve të viktimës që kanë ndërtuar jetë të mirë falë punës në botën e jashtme, ndërkohë që i ndjeri ka qenë i diplomuar në fakultet.

Mediat lokale nga Klina kanë raportuar se motivi i kësaj ngjarje të rënd, besohet të jetë një konflikt i mëhershëm mes tyre dhe të dyshuarve, në Itali.

Po hanin iftar, konflikti ndodhi jashtë: Zbardhet pak ngjarja se si erdhi deri tek vrasja në Klinë

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte në Klinë.

Siç raportohet nga mediat lokale, pa u konfirmuar ende nga policia, disa persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

E një medium lokal i njohur në Klinë, ka shpalosur detaje nga ngjarja e ndodhur.

Siç raporton mediumi, pak para rastit viktimat ishin duke ngrënë iftar në restaurantin që ndodhet aty afër.

Pas kësaj, ata kanë dalë nga restauranti ku jashtë ishin disa persona duke pritur, me të cilët janë përleshur.

Për pasojë, njëri nga dy vëllezërit ka mbetur i vrarë teksa tjetri i plagosur.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se ata janë informuar në orën 20:43 minuta për rastin.

Fadil Gashi nga Policia e Pejës ka bërë të ditur se me të marrë raportimin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është vërejtur se janë dy persona të plagosur.

Fatkeqësisht, njëri nga të plagosurit nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve.

Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

Pesë të arrestuar për vrasjen në Klinë, ky është i dyshuari kryesor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Klinë, ku në afërsi të një restoranti u vra 23-vjecari Fazli Hoxha dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.

Sinjali mëson nga burimet se një person ka vdekur dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar për këtë vrasje.

Sipas burimeve të Sinjalit i dyshuari kryesori është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë,  që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.

Ky është 23-vjeçari që u vra sonte te “Ujëvara e Mirushes” në Klinë

Pas të shtënave me armë në Klinë, një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Media mëson se personi që u vra sonte është Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

Dalin detajet e reja nga vrasja në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë plagosur në Klinë.

Dy prokurorë të shtetit në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Nje person ka humbur jeten si pasoje e te shtenave me arme zjarri dhe jane plagosur dy persona. Ne vendin e ngjarjes kane dal dy prokuror te shtetit nga Deparamentit te Krimeve te Renda ne Prokurorine Themelore te Pejes dhe Policia e Kosoves”, tha Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat