Vdes një 70-vjeçar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë

Kronikë e zezë

Vdes një 70-vjeçar në një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Një 70 vjeçar ka vdekur pas një aksidenti trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka bërë të ditur se edhe një person tjetër ka pësuar lëndime.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 19:14 ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturav, në rrugën Gjilan Kamenicë afër fshatit Ranillug, ku një person SMK rreth 70 vjeçar  me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka nëdrrue jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, poashtu lëndime ka pësuar  edhe pasagjeri që ishte me të në veturë”, u shpreh ai.

Tutje, Hashani bëri të ditur se njësitet e komunikacionit rrugor janë duke i udhëheq hetimet rreth këtij aksidenti  të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat