Detaje nga atentati në Shkodër, 60-vjeçari transportohet në spitalin e Traumës, si e qëlloi agresori

Kronikë e zezë

Detaje nga atentati në Shkodër, 60-vjeçari transportohet në spitalin e Traumës, si e qëlloi agresori

Më: 1 maj 2022 Në ora: 10:28
Ilustrim

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Dedë Planajt në Dobraç të Shkodrës mbrëmjen e djeshme.

Burime nga grupi hetimor thonë se në drejtim të 60-vjeçarit u shkarkua një karikator i plotë pistolete, ndërsa pesë plumba e qëlluan në këmbë, dorë dhe brinjë.

Dedë Planaj është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën.

Plumbat nuk e kanë prekur në organet jetësore, ndërsa më i rrezikshmi ishte plumbi në brinjë, por që nuk ka depërtuar.

Agresori ka vepruar i vetëm dhe ka qenë në motoçikletë.

Është afruar, ka zbritur nga motomjeti dhe në një distancë rreth tre metra ka qëlluar drejtë 60-vjeçarit Planaj. Menjëherë më pas është larguar në drejtim të rrugës së Koplikut.

Në atë drejtim rruge ka me dhjetëra rrugica që mund të ketë kthyer dhe mbetet i paqartë destinacioni final.

Hetuesit mendojnë se atentatori nuk është dorë profesioniste, por gjithsesi e lidhin me ngjarjet e së kaluarës dhe dyshimeve për konfliktet që Pllanajt kanë pasur që më herët.

Vetë 60-vjeçari Dedë Planaj nuk njihet për njeri problematik, por lidhja e gjakut me Bardhok Planajn mendohet të jetë shkak i këtij atentati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat