​Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

Kronikë e zezë

​Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Njësia patrulluese kufitare në Glloboqicë, më 10.05.2022 rreth orës 15:30, ka ndaluar automjetin me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari K.G. (1994).

Gjatë kontrollimit në hapësirën e brendshme dhe bagazhin e veturës është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave komerciale që dyshohet se janë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Mallrat i dorëzohen Doganës së Kosovës, ndërsa policia inicion rastin kontrabanda me mallra.

Rasti me aktvendim të prokurorisë vazhdon në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat