Aksident në Lezhë/ Makina përplaset me barrierat anësore, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident në Lezhë/ Makina përplaset me barrierat anësore, dy të plagosur

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë Urës së Milotit. Në tentative për të kaluar një automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugës e për pasojë kane ngelur të plagosur dy persona një burrë dhe një grua.

Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më herët gjate pasdites një person i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, Pashk Deliaj rreth 40 vjeç.

Panorama.al mëson se Deliaj punonte si polic në burgun e Shënkollit. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat