E rrezikshme: Shtylla bie mbi një veturë në Podujevë, lëndohen 3 persona

Kronikë e zezë

E rrezikshme: Shtylla bie mbi një veturë në Podujevë, lëndohen 3 persona

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 08:37
Shtylla elektrike

Për shkak të motit të ligë, dje në Kosovë ndodhi një rast tragjik, ku si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinë, humbi jetën një 30-vjeçar dhe mbeti e lënduar një grua. Në anën tjetër, dëme pas stuhisë që përfshiu vendin janë raportuar në shumë qytete.

Por edhe një Podujevë ka ndodhur një rast i shkaktimit të rrezikut, ku mbetën të lënduar disa persona.

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë në lëvizje në fshatin Lluga, me ç’rast janë lënduar shoferi dhe dy pasagjerët.

Përveç të lënduarve të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, edhe vetura në të cilën ndodheshin është dëmtuar.

Burimet nga Prokuroria thonë se pas denoncimit të asaj se çfarë ka ndodhur, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat