Për 24 orë, dy raste të ngacmimeve në Prishtinë

Kronikë e zezë

Për 24 orë, dy raste të ngacmimeve në Prishtinë

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:16
Ilustrim

Dy raste të ngacmimeve seksuale janë raportuar në Prishtinë, përgjatë 24 orëve të fundit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm.

“Zona Industriale, Prishtinë 06.06.2022 – 10:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit një person i panjohur ndaj saj kishte kryer veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

“Prishtinë 04.06.2022 – 06:20. Me datën 06.06.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes telefonit e kishte ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur më tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat