​Rrahje masive në Prishtinë, përdoren edhe shufrat e hekurit

Kronikë e zezë

​Rrahje masive në Prishtinë, përdoren edhe shufrat e hekurit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete gjashtë persona, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat