Junikasi përplaset me zyrtarët policorë, ishte nën ndikimin e alkoolit

Kronikë e zezë

Junikasi përplaset me zyrtarët policorë, ishte nën ndikimin e alkoolit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 09:16
Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje ka arrestuar një person në Junik, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

Siç njofton Policia i arrestuari nën ndikimin e alkoolit ka qenë agresiv duke mos respektuar urdhrat dhe penguar zyrtarët policor në detyrën zyrtare.

Me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR / Qendër, Junik 17.06.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit), pasi që i njëjti duke qenë agresiv nuk i ka respektuar urdhëratë dhe i ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat