Ndalohet për 48 orë shqiptari i ekstraduar nga Gjermania, dyshohet se kreu 13 vepra penale

Kronikë e zezë

Ndalohet për 48 orë shqiptari i ekstraduar nga Gjermania, dyshohet se kreu 13 vepra penale

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, stacioni policor në Viti ka bërë të ditur se ka shoqëruar në polici personin me inicialet E.M, i cili ishte kërkuar në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtare.

Sipas njoftimit, shqiptari me nënshtetësi maqedonase është ekstraduar nga Gjermania.

Kjo pasi dyshohet se ka kryer 13 vepra penale “vjedhje të rënda”, “vjedhje” dhe “vjedhje në tentativë” në disa fshatra të Vitisë.

“Pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore dhe kompletimit të dokumentacionit i njëjti me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat