Prizren: Në sheshin “Shadervan” grabitet një person nën kërcënimin e thikës

Kronikë e zezë

Prizren: Në sheshin “Shadervan” grabitet një person nën kërcënimin e thikës

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 21:15
Prizren

Sot në afërsi të sheshit “Shadervan” në qytetin e Prizrenit, ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e thikës, mësohet se viktima ka qenë shtetas japonez me vend qëndrim të përkohshëm në Prizren.

Sipas informatave të Sinjalit, tre persona dyshohen të jenë përfshirë në ketë rast, dy prej të cilëve të komunitetit rom, si dhe i dyshuari i tretë i moshës së mitur.

Ky i fundit, Sinjali mëson se dyshohet se ka të kaluar kriminale.

Çka i grabitën tre te dyshuarit shtetasit japonez dhe si ndodhi ngjarja?

Burimet thonë se gjithçka ndodhi në pikë të ditës, derisa viktima, 41-vjeçar po kalonte rrugën, kur papritmas i dolën përpara të dyshuarit. Përveç që e terrorizuan me veprime agresive, Sinjali mëson se ata nxorën edhe disa thika.

Nën kërcënimin e tyre, tre hajnat arritën t’ia marrin me forcë portofolion, në të cilin kishte një shumë të parave të gatshme dhe disa kartela bankare.

Përveç që e kanosën seriozisht, të dyshuarit edhe i përdorën mjetet e mprehta, duke i shkaktuar lëndime trupore 41-vjeçarit, që i pësoi gjatë përballjes me ta.

Ajo që dihet deri më tani është se Policia është aktivizuar për t’i kapur personat e përfshirë në këtë rast.

Ndërkohë edhe Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për rastin dhe posa të prangosen të dyshuarit, pritet të merren veprimet e tjera hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat