Aksidenti tragjik në Lushtë ku humbi jetën një person, flet doktori

Kronikë e zezë

Aksidenti tragjik në Lushtë ku humbi jetën një person, flet doktori

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Një person i moshës 66-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit të trafikut që ndodhi në fshatin Lushtë, në segmentin rrugor Skënderaj – Mitrovicë.

Në lidhje me këtë për “Edicionin Special” ka folur mjeku Berat Gërguri nga spital i Mitrovicës i cili tha se fillimisht në spital ishte pranuar bashkëshortja e të ndjerit.

“Fillimisht është pranuar bashkëshortja e të ndjerit e cila ka ardhur në gjendje të vetëdijshme, me parametra dhe gjendje klinike ka qenë stabile, me disa lëndime të lehta trupore, ka marrë trajtimin, janë kryer procedurat diagnostike të nevojshme dhe nuk ka pasur komplikime, është mbajt për trajtim për disa orë dhe është liruar për në shtëpi”, u shpreh ai.

Gërguri u shpreh se i ndjeri ishte dërguar në spital pa shenja jete.

“Personi tjetër që ka ardhur, sipas informacioneve tona është shoferi i autobusit, ka ardhur disa orë më vonë, ai ka pasur lëndime shumë të lehta trupore, edhe ai ka pas procedurat e veta që janë ndërmarrë, trajtimet dhe është liruar për në shtëpi, ndërkaq i ndjeri ka ardhur këtu pa shenja jete, pa puls, pa tensioni dhe me bebëza të zgjeruara”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat