Dy të mitur arrestohen pasi duke e kërcënuar me thikë e grabisin një person

Kronikë e zezë

Dy të mitur arrestohen pasi duke e kërcënuar me thikë e grabisin një person

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 09:20
Ilustrim

Dy nga tre të dyshuar janë arrestuar për grabitje në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës.

Një person raportoi të premten në polici se nën kërcënimin e thikës tre persona i kanë vjedhur kuletën ku kishte para dhe kartela bankare.

Të arrestuar janë të mitur dhe janë dërguar në mbajtje.

“Viktima ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur e kanë sulmuar dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte kartela bankare dhe 50 €. Viktima ka pësuar lëndime për çka iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) të cilët janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat