​Mitrovicë, shkoi për ta marrë vajzën dhunohet nga ish-burri

Kronikë e zezë

​Mitrovicë, shkoi për ta marrë vajzën dhunohet nga ish-burri

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Një femër ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga ish-burri i saj në banesën e këtij të fundit. Ngjarja kishte ndodhur në Mitrovicë të martën e 5 korrikut, po ajo rastin e kishte raportuar pas katër ditësh.

Viktima kishte shkuar në banesën e ish-burrit për të marrë vajzën që e kishte nga bashkëjetesa me të dyshuarin për ta dërguar te mjeku. 

Sipas viktimës, ajo nga i dyshuari pa vullnetin e saj ishte mbajtur në banesë i cili ja kishte maltretuar edhe vajzën. 

I dyshuari nuk është hasur nga policia, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor dhe “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat