I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Merdare

Kronikë e zezë

I kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar arrestohet në Merdare

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Në pikën kufitare në Merdare është arrestuar personi që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR ME URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR/PKK. Merdare, 08.07.2022 – 21:05. Është arrestuar në pikën kufitare i kërkuari mashkull kosovar në bazë të  urdhër arrestit ndërkombëtar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat