E lë shtëpinë vetëm, hajnat hyjnë ja vjedhin drenicakut 30 mijë euro dhe stoli ari

Kronikë e zezë

E lë shtëpinë vetëm, hajnat hyjnë ja vjedhin drenicakut 30 mijë euro dhe stoli ari

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar pasiguri te qytetarët.

Një rast i tillë ndodhi edhe pasditen e djeshme në Rakinicë të Skenderajt, ku shtëpia e cila kishte mbetur ‘vetëm’, u bë cak i hajnave.

Rreth orës 17:30 në shtëpinë e viktimës, hajnat dyshohet se hynë nga dritarja, duke vjedhur kështu sasi të konsiderueshme parash, e stoli ari.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pasditen e djeshme kur askush nuk ishte në shtëpi, familjes nga Skenderaj hajnat i vodhën para në vlerë prej 26 mijë eurove e stoli ari në vlerë 2 mijë euro, derisa i dëmtuan edhe televizorin në vlerë 1200 euro.

Sinjali merr vesh se rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë, por akoma nuk ka ndonjë pistë hetimi konkrete dhe as persona të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat