Burri në Dragash fjaloset me gruan në sy të vëllezërve të saj, njëri nga ta e rrah me grushte dhëndrin

Kronikë e zezë

Burri në Dragash fjaloset me gruan në sy të vëllezërve të saj, njëri nga ta e rrah me grushte dhëndrin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Festat fetare njihen si ditë kur duhet të mbizotërojë paqja dhe harmonia familjare.

Por në një familje në Dragash ndodhi e kundërta.

Kjo pasi vizita për festën e Kurban Bajramit nuk shkoi mirë në Pllavë të Dragashit ditën e djeshme, ku tre vëllezër shkuan për të bërë Bajram te motra e tyre.

Vizita eskaloi pas një mosmarrëveshje mes çiftit çka bëri që njëri nga vëllezërit ta sulmojë dhëndrin.

Fillimisht, ata patën konflikt verbal derisa gjithçka eskaloi në dhunë, pasi në oborrin e shtëpisë ku po qëndronin njëri nga vëllezërit e sulmoi me grushte bashkëshortin e motrës.

Burime brenda Prokurorisë, bëjnë me dije se viktima ka marr tretman mjekësor pas lëndimeve të lehta trupore.

I dyshuari, është intervistuar dhe ndaj tij është hapur rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat