Tri femra dhe dy meshkuj të lënduar nga aksidenti në Likoc

Kronikë e zezë

Tri femra dhe dy meshkuj të lënduar nga aksidenti në Likoc

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Tri femra dhe dy meshkuj janë lënduar nga aksidenti i ndodhur dje në Likoc të Skenderajt.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa mësohet se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën.

“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti ka ardhë si pasojë e përball kalimit të pa sigurt nga ana e njërës nga veturat e involvuar në aksident. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe  tri femra kosovar-e”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë, dhe të njëjtit sipas raportit mjekësorë janë jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat