Tentim vrasje në Prishtinë, nuk ia kishte kthyer borxhin, Policia e lë të lirë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Prishtinë, nuk ia kishte kthyer borxhin, Policia e lë të lirë

Nga: H.O. Më: 11 korrik 2022 Në ora: 08:54
Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se gjatë të shtunësnë mbrëmje një person ka plagos në këmbë një person tjetër pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe policia ka sekuestruar dy thika në veturën e tij.

I dyshuari lirohet ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë  09.07.2022 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat