Për 24 orë, dhjetë raste të dhunës në familje në Kosovë

Kronikë e zezë

Për 24 orë, dhjetë raste të dhunës në familje në Kosovë

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 10:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për 24 orë janë regjistruar dhjetë raste të dhunës në familje në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të policis, del që më së shumti dhunë në familje pati në regjionin e Prishtinës me gjashtë raste, tri në Gjakovë dhe një në Gjilan.

Në shumicën e rasteve viktimë e dhunës ishin gratë. Ndaj tyre u ushtrua dhunë nga bashkëshortët.

Më poshtë mund t’i lexoni raportet:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 09.07.2022 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari viktimën e kishte sulmuar fizikisht në prani të dy fëmijëve të tyre, e kishte kanosë dhe dëbuar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 10.07.2022 – 01:10. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 10.07.2022-09:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lipjan 10.07.2022-15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tije viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Obiliq, 10.07.2022-16:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në mënyrë sistematike kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta së bashku me nënën e saj ka shkuar te familjarët e saj. Pas intervistimit, me vendimit të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë, 09.07.2022-23:30. Më datë 10.07.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me te dyshuarin mashkull kosovar bashkëshortin e saj, i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima posedon raportin mjekësor. Pas intervistimit, viktima me vullnetin e saj ka shkuar te familjarët e saj. Ndërsa është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje.

Gjilan 09.07.2022-19:00. Janë arrestuar me 11.07.2022 dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që njëri nga të dyshuarit kishte shkuar tek viktima femër kosovare-me të cilën kishte bashkëjetuar për një kohë (8-vite) dhe kishin një vajzë tani me moshë 5-vjeç. I njëjti kishte tentuar që me forcë të marrë vajzën, ndërsa viktima me vajzën kishin kundërshtuar, dhe pastaj është përfshirë edhe djali i viktimës (moshë madhore) në mbrojtje të nënës së tij, duke u kacafytur me të dyshuarin dhe ofenduar njëri-tjetrin. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka prezantuar një porosi-sms, me përmbajtje kërcënuese të cilin ditë më parë ia kishte dërguar djali i viktimës-tani i dyshuar. Me vendim të prokurorit, të (dy) dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Gjakovë 10.07.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tije viktimës femër kosovare . Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 10.07.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tije viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 10.07.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me shuplaka viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat