Gjendet një granatë dore në oborrin e shtëpisë së një serbi në Kllokot

Kronikë e zezë

Gjendet një granatë dore në oborrin e shtëpisë së një serbi në Kllokot

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Një granatë dore është gjetur në oborrin e shtëpisë së një serbi, në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit.

Granata ishte vjetruar, ngjyrë e gjelbër dhe e siguruar me sigurues.

Policia njoftoi se banorët e zonës janë evakuuar në një zonë të sigurt.

“Patrulla e policisë së stacionit policor në Kllokot menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes, ka vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pashpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Kllokot, ka pranuar ankesë nga Z.J. (1963) kosovar serb nga fshati Mogillë, komuna Kllokot, se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar.

Patrulla e policisë së stacionit policor në Kllokot menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes, ka vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pashpërthyer dhe e siguruar me sigurues.

Menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti për Deminim i FSK-së dhe Njësiti për Deminim nga KFOR-i Amerikan, po ashtu edhe Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan.

Granata është tërhequr e pashpërthyer nga njësitet përkatëse.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat