Aksident në Zhur të Prizrenit, një i vdekur dhe dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Zhur të Prizrenit, një i vdekur dhe dy të lënduar

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 11:05
Ilustrim

Një person sot ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Zhur të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur Azem Baraliu, nga Policia e Prizrenit.

Baraliu tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat