Arrestohet një person për aksidentin me një të vdekur në Zhur

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për aksidentin me një të vdekur në Zhur

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 12:19
Aksidenti në Zhur

Një person është arrestuar, pasi dyshohet se ka shkaktuar asindetin ku mbeti një i vdekur në Zhur të Prizrenit.

Mëngjesin e së martës, kishte ndodhur aksidenti në mes të një kamioni dhe veture, ku mbeti i vdekur një person e u lënduan dy të tjerë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat