Arrestohet prizrenasi, vodhi 300 euro në xhami dhe një motoçikletë në një rast tjetër

Kronikë e zezë

Arrestohet prizrenasi, vodhi 300 euro në xhami dhe një motoçikletë në një rast tjetër

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 15:12
Gjykata Themelore në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.A, për dy raste të vjedhjes.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se personi në fjalë më 22.05.2022 kishte vjedhur një motoçikletë, ndërsa më 12.06.2022 kishte vjedhur 300 euro në një xhami në Prizren.

Si rrjedhojë, bëhet e ditur se i akuzuari E.A., ngarkohet me veprat penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.

“Për veprën penale vjedhje e rëndë: Dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim me burgim do të i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.14.06.2022 e deri më 14.07.2022.

Për veprën penale vjedhje: Dënim me gjobë në shumën prej treqind (300) euro dhe dënim me kusht ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti nëse i akuzuari nuk do të kryen vepër tjetër penale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu të akuzuarit, gjykata me aktvendim të veçantë jashtë seance ia ka ndërprerë masën e paraburgimit që nga data 13.07.2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat