U sulmua nga qentë, vdiq 43 vjeçarja

Kronikë e zezë

U sulmua nga qentë, vdiq 43 vjeçarja

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një grua vdiq dhe një burrë ka mbetur i lënduar rëndë pasi u sulmuan nga qentë.

Ngjarja rëndë ka ndodhur në Rotherham, South Yorkshire, ku 43 vjeçarja u shpall e vdekur në vendngjarje.

Policia e Yorkshire ka thënë se burri 42 vjeç u dërguar me urgjencë në spital.

Ai pësoi lëndime në dorë, bark e fytyrë.

Dy qen janë sekuestruar nga oficerët dhe janë larguar nga prona.

Sipas policisë, gruaja ishte kafshuar për vdekje nga qentë, edhe pas përpjekjeve të mjekëve ajo nuk u mbijetoi plagëve të marra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat