Gjendet një mjet i pashpërthyer në arat e Gllamnikut në Podujevë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në arat e Gllamnikut në Podujevë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Të premten rreth orës 19:45 është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.

Mjeti është hasur nga një banor i zonës, i cili e vërejti atë në arat e tij.

Ai ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët bashkë me njësitet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se dyshohet që mjeti i pashpërthyer i takon Luftës së Dytë Botërore. Ai është marrë në mënyrë të sigurt nga njësitet e deminimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat