Një burrë vdes në shtëpinë e tij në Prizren, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Një burrë vdes në shtëpinë e tij në Prizren, Policia nis hetimet

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 10:13
Ilustrim

Një burrë ka vdekur dje në shtëpinë e tij në Prizren, ka njoftuar Policia përmes raportit 24 orësh.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku në vendin e ngjarjes, kurse trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në polici po hetohet si “hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES /Prizren 18.07.2022-11:36. Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton PK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat