Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, intervenon policia

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, intervenon policia

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Stacioni Policor në Gjilan dje ka pranuar një informatë se në një lagje të Gjilanit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin R.A. (1984).

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësiti i krim teknikes dhe janë gjetur prova të mjaftueshme materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

“Arma e llojit ,,CANIK’’ prodhim Turk cal 9×19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse  janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari pas shoqërimit në Stacion Policor është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedure të rregullt,  ndërsa rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, njofton policia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat