Ky është prizrenasi me të kaluar kriminale që u arrestua pas disa vitesh në arrati – dyshohet për 12 vjedhje të rënda

Kronikë e zezë

Ky është prizrenasi me të kaluar kriminale që u arrestua pas disa vitesh në arrati – dyshohet për 12 vjedhje të rënda

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 21:26
Ilustrim

Dje është arrestuar një 44-vjeçar nga Prizreni, e kaluara e të cilit është kriminale, me raste të ndryshme të veprave penale, kryesisht të vjedhjeve të rënda. I dyshuari u kap në Leposavviq dhe më pas u dërgua në vuajtje të dënimit.

Por kush është ky person, që ishte i pakapshëm për Policinë për disa vite?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u kap dje pasi kërkohej në bazë të 14 urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren është Baki Gashi.

Veprat penale që dyshohet se i ka kryer në periudha të ndryshme kanë të bëjnë kryesisht me vjedhje të rënda. 12 prej 14 urdhëresave ndaj tij janë për vjedhje të rënda, e njëra prej tyre për vjedhje grabitqare.

Për këtë të fundit, ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata dhe ishte dënuar me dy vite burgim. Pas  arrestimit, gjatë ditës së djeshme, ai është dërguar para Gjykatës Themelore në Prizren për proceduara të mëtejme dhe më pas është transferuar në Qendrën e Paraburgimit, për ta vuajtur dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat