I vodhën me dhunë varësen një gruaje, vihen në pranga 2 të rinjtë nga Lezha

Kronikë e zezë

I vodhën me dhunë varësen një gruaje, vihen në pranga 2 të rinjtë nga Lezha

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 09:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj që i vodhën me dhunë varësen një gruaje. Njoftohet se të arrestuarit janë O. H., 18 vjeç, dhe K. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Më 8 korrik është bërë denoncimi në polici nga gruaja që iu vodh varësja.

Sipas dëshmisë së saj, dy të rinjtë ia vodhën varësen te zona e Astirit. Pasi ia vodhën zonjës, 18-vjeçari dhe 24-vjeçari e kishin shitur varësen në një argjendari në qytetin e Lezhës.

Për rastin u procedua penalisht  në gjendje të lirë edhe pronari i argjendarisë, shtetasi I. G., 39 vjeç, banues në Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat