Aksident i rëndë në Zubin Potok, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Zubin Potok, vdes një person

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën nacionale në Zubin Potok.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:10 në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer mashkull kosovarë, me ç’rast njëri nga viktimat ka ndërruar jetë , ndërsa dy të lënduarit e tjerë (pasagjeri) dhe i dyshuari janë në trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin personi i dyshuar është nën arrest, nën sigurimin policor në spital. Rasti në procedurë hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat