Aksidenti në Pogragjë të Gjilanit, vdes shoferi i kamionit

Kronikë e zezë

Aksidenti në Pogragjë të Gjilanit, vdes shoferi i kamionit

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Një person ka vdekur në Pogragjë të Gjilanit, si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe një veture të llojit pikap.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Policia më herët është deklaruar se ka qenë vetaksident, dhe jo aksident.

“Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më  25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap , me tabela vendore”, është shprehur Hashani.

“Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderueshme përplaset për një muri skaj rruge. Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan”, shtoi ai.

“Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident”.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat