Gjen fqinjin të vdekur, lajmëron policinë në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Gjen fqinjin të vdekur, lajmëron policinë në Fushë Kosovë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një person ka gjetur të shtirë në dysheme fqinjin e tij në Uglarë të Fushë Kosovës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa familjarët nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit sipas policisë, deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJA E DYSHIMTË – HETIM I VDEKJES/ Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë 25.07.2022-10:00-16:30. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij  mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit  deklarojnë se  viktima shpesh ka konsumuar alkool. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat