Dalin detaje të reja për grabitjen e armatosur në Komoran

Kronikë e zezë

Dalin detaje të reja për grabitjen e armatosur në Komoran

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se hetimet për grabitjen e armatosur të ndodhur të hënën rreth orës 03:00, në një pompë të derivateve në Komoran, po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Grabitësit nën kërcënimin e kallashnikovit, kanë arritur të marrin nga zyra rreth 13 mijë euro, për tu larguar më pas në drejtim të panjohur.

“Ankuesi ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar në pompë derivatesh, dy persona të panjohur nën kërcënim e armës AK-47, i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë, dërguar mediave.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Për grabitjen është informuar edhe prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat