Mitrovicë: Aksident trafiku mes dy veturave, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Aksident trafiku mes dy veturave, lëndohen dy persona

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, si pasojë janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili është shprehur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, është shprehur Zaiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat