Përleshje në një diskotekë në Pejë, rrahen brutalisht disa persona në “VIP zone”

Kronikë e zezë

Përleshje në një diskotekë në Pejë, rrahen brutalisht disa persona në “VIP zone”

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 09:22
Pamje nga diskoteka

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur në një klub nate në Pejë.

Në një video të postuar në nga një qytetar, shihet se si këta persona godasin me grushte njëri-tjetrin në pjesën VIP zone të kësaj diskoteke.

Aty shihet se si përleshja shkakton kaos dhe frikë tek të pranishmit tjerë të cilët nisin të ikin nga vendi i ngjarjes, derisa ndërhyjnë edhe rojet e këtij klubi të natës.

Përleshja nuk dihet saktë se në cilën ditë ka ndodhur, mirëpo që në bazë të muzikës, dëgjohet se përformues atë natë ishte këngëtari Butrint Imeri.

Nga Policia ndërkaq nuk janë deklaruar ende në lidhje me rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat