Bashkëjetesë jashtëmartesore me një të mitur, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Bashkëjetesë jashtëmartesore me një të mitur, arrestohet një person

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Prizren, pasi dyshohet për veprën “Bashkëjetesë jashtëmartesore me personin nën 16-vjeç”. 

Në njoftim thuhet se i njëjti e kishte marrë viktimën dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Pas arrestimit të të dyshuarit, viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja e saj.

“Prizren 25.07.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka marr viktimën femër kosovare dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”.

“Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është lokalizuar dhe dërguar te familja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat